Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK-ja.