Moti me temperatura deri në 30 gradë

Të hënën do të mbajë mot me diell por me vranësira të shpërndara.

“Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”.