Moti me temperatura deri në 29 gradë

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s