Sot në Kosovë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3–5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius.
Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, si pasojë e amplitudave të theksuara të temperaturave. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s, njofton tutje IHMK.