Moti me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 dhe 21 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës transmeton Gazeta Stop.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.