Mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu pritet të mbajë të premten në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.