Moti me shi edhe në dy ditët e ardhshme

Mot i ngjashëm, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të jetë edhe në dy ditë të ardhshme në Kosovë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluar krahasim me ditët e fundit.

Temperaturat minimale do të sillen nga 14 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20 deri në 23 gradë Celsius.