Moti me shi e vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës parashihet të jetë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas IHMK-së, sot parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave, ku temperaturat pritet të shkojnë deri në 10 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Qyteti me temperaturën më të ulët do të jetë Dragashi, me 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të shënohen në Prizren dhe Pejë me nga 10 gradë Celsius.