Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsiusm, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP , që nga ora 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse( ombrell, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krema kundër rrezeve të diellit)”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.