Moti me diell, temperaturat deri në 32 gradë

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të karakterizojë motin gjatë këtyre dy ditëve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe  veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.