Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira.
Të martën dhe të mërkurën vende-vende vranësirat sipas IHMK-së do të sjellin reshje lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-30 gradë Celsius.
IHMK thekson se gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.