Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor, ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.