Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik dhe kjo situatë barike do të krijojë kushte për mot të mirë, të kthjellët dhe me shumë orë me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.
Indeksi UV parashihet të jetë në vlera të larta, pasi që rrezet e diellit do të jenë prezent pothuaj gjatë gjithë ditës.
Sa i përket kushteve agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira falë aktivitetit të mirë të elementeve dhe dukurive meteorologjike që ishin prezent ditëve të fundit.