Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik.
Sipas njoftimit, kjo situatë barike do të krijojë kushte për mot të mirë, të kthjellët dhe më shumë orë me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 e 11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 e 28 gradë celsius.
“Indeksi UV në këto dy ditë të ardhshme parashihet të jetë në vlera të larta, pasi që rrezet e diellit do të jenë prezente pothuaj gjatë gjithë ditës. Sa u përket kushteve agrometeorologjike dhe biometeorologjike, do të jenë të mira, falë aktivitetit të mirë të elementeve dhe dukurive meteorologjike që ishin prezent ditëve të fundit”, thuhet tutje në njoftim.