Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë me diell dhe vranësira.
Vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor. Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.