Të dielën në Kosovë do të mbajë mot ngjashëm me diell dhe vranësira, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK).
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.