Në Kosovë sot do të mbajë moti me diell dhe vranësira kalimtare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 dhe 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë celsius.
Ndërsa, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.