Moti me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas këtij njoftimi temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 deri në 13 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

Ndryshe, IHK-ja gjithashtu ka bërë të ditur se do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.