Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Vranësirat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin riga shiu më të fokusuara në rrafshin e Dukagjinit, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njoftoi tutje IHK.