Moti me diell dhe me vranësira

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.