Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport me temperaturat e ditëve paraprake.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
Imdeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.
Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për shumë vite të fundit.