Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje shiu e bore.
IHK njofton se temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore, ato minimale do të jenë nga -3 deri në -1 gradë, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 1 deri në 3 gradë.
Instituti bën të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
