Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale te gjata me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik.
Temperaturat minimale pritet të sillen mes 10 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 21 dhe 24 gradë Celsius.
Gjatë ditës mund të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcjellën me stuhi dhe breshër. Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.