Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, ku ato minimale pritet të sillen ndërmjet 0 dhe 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 12 dhe 14 gradë celsius.
IHMK-ja njoftoi se do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja.
“Parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.