Moti i vranët dhe me shi sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin.

Sipas institutit, në fushat termike do të ketë ulje të ndjeshme, kryesisht atyre maksimaleve.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.