Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot me vranësira të dendura dhe mjaft dinamike, i shoqëruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Në shumë pjesë të Kosovës , kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius.