Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me shi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes.
