Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.
