Moti i vranët dhe me diell, mëngjeset me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të jetë me vranësira dhe intervale të gjata me diell.

Kjo situatë vjen si pasojë e prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë  territorin e vendit tonë.

Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që të martën në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta.

Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikojë negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1- 11 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.