Sot në Kosovë do të mbizotërojnë vranësirat, mirëpo do të ketë herë pas herë shfaqje të diellit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihen të ketë reshje si dhe eventualisht shkarkime rrufesh.
Ndërkaq, në fushat termike nuk pritet të ketë luhatje të mëdha.
Temperaturat më të ulëta do të ngjajnë në Junik dhe Dragash, 9 gradë Celsius, ndërkaq më të lartat në Prizren dhe Gjakovë, 26 gradë Celsius.