Sot do të mbajë mot me diell dhe vapë.
Pasdite parashihen vranësira të dendura të cilat mund të sjellin reshje sporadike në viset e ulëta , ndërsa në viset e larta parashihen reshje te intensitetit mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 deri në 35 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.