Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet mot kryesisht me diell, por më i freskët.
Sipas institutit, pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gra celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”.
“Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e IKSHP”, thuhet në njoftim.