Java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të pa qëndrueshme meteorologjike.
Siç bën të ditur Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.
Të marten moti do parashihet kryesisht i ngjashëm. Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Cerlsius.
Edhe të mërkurën moti do të jetë me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatre dhe të ulëta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe më dinamik për shkak të prezencës së reshjeve. Në fushat e temperaturave maksimale do të ketë ulje të lehta, ndërsa në ato të minimaleve parashihet rritje të lehta.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
Ndërkaq të premten parashihet mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme.Minimalet do të lëizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa masksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.