Moti i ndryshueshëm javën e ardhshme, temperaturat zbresin në -1 gradë

Moti i ndryshueshëm me reshje shiu e bore do të na shoqëroj përgjatë javës së ardhshme.

Sipas një njoftimi nga Prishtina Weather, në pjesën e dytë të javës temperaturat kthehen përreth vlerave normale.

“Të ftohtit që po depërton ditën e sotme mbi vend, mbetet prezent edhe ditëve të para të javës. Kushtet meteorologjike do të jenë mjaft dinamike, që do të kemi mot të ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell, e priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore edhe të borës. Edhe pse herë here nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të bien edhe në pjesë të ulëta të vendit. Në pjesën e dytë të javës mund të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat të kthehen përreth vlerave normale”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale zbresin edhe në -1C ditën e martë, e më pas në rritje deri në 3C e 4C. Maksimalet luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të premten rriten edhe deri në 17C e 20C.

Era frynë nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, e të enjten dhe premten ndryshon drejtimin në juglindore.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies ditën e premte.