Moti i ftohtë sot

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku gjatë mëngjesit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu rreth zonës perëndimore, ndërsa gjatë orëve të pasditës pritet të intensifikohen, duke marrë shtrirje drejt lindjes së vendit deri në orët e mbrëmjes.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve. Në zonat malore priten reshje të dendura bore.

Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 12 gradë Celsius.