Moti i ftohtë, mundësi për riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.