Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbyllen shkollat në vend pasi parashikohet që moti të arrijë temperatura ekstreme të ftohti.
“Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e ministres.
Ministrja shton, se nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.
“Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rendësi prioritare”, vijon njoftimi.