Moti i ftohtë dhe me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i ftohët.

Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.