Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta parashihen rreth relievit malor.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të jenë nga 19 deri 21 gradë Celsius.
Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s. /Telegrafi/
