Mot kryesisht i vranët dhe me temperatura më të ulëta


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë, në Kosovë do të ketë rënie të temperaturave maksimale, për shkak të rezistencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja.

Temperaturat minimale do të lëvizini ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet ë lëvizin ndërmjet 16-26 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.