Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se do të jetë një mot afërsisht i ngjashëm me ditën e martë.
Temperatura minimale me gjashtë gradë celsius pritet të mbretërojë në Dragash, ndërsa ajo maksimale me 19 gradë celsius do të arrihet në Prizren edhe Gjakovë.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit