Në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por që në vende të kufizuara do të ketë intervale të shkurta me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite priten të shoqërohen me reshje shiu.
“Reshjet më të përqendruara priten në veriperëndim të vendit, por edhe në pjesë tjera të territorit priten reshje me intensitet të ndryshueshëm”.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.