Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë situata meteorologjike të mbetet e paqëndrueshme.
IHK njofton se kjo është si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferike, duke krijuar kushte për formimin e vranësirave të çrregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.