14 viktima nga COVID-19 janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë.
Krahas kësaj, brenda kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 807 raste të reja me COVID-19, shkruan lajmi.net.
IKSHPK në komunikatën e saj ka bërë të ditur edhe moshën e viktimave.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 32.022 raste nga 125.792 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 874 raste të vdekjes.