Mosha e 13 personave që humbën jetën si pasojë e COVID-19

501 raste të reja të infektuar me COVID-19 u konfirmuan sot nga IKSHPK.

Kësisoj numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka arritur në 29 mijë e 117 raste.

Si pasojë e COVID-19, brenda 24 orëve kanë humbur jetën 13 persona.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Poashtu u bë e ditur se numri i rasteve aktive në vend është 10 mijë e 990.