Morena Taraku thekson figurën trupore në paraqitjen e radhës e veshur në ‘Louis Vuitton’

Këngëtarja dhe modelja e njohur nga Peja, Morena Taraku, vazhdon të jetë personazh shumë i pëlqyer dhe mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo tashmë shquhet për jetën luksoze dhe veshjet e shtrenjta, madje duket se ‘Louis Vuitton’ është një nga brendet e saja të preferuara.

View this post on Instagram

💙

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Pikërisht me këtë linjë ka marrë vëmendje në dy prej fotografive të fundit që ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ndonëse ka vënë në pah linjat trupore.

Bukuroshja, e cila numëron një milion ndjekës, ka mahnitur sërish me dukjen atraktive dhe tejet të veçantë.

View this post on Instagram

#LVBABY 💙

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Komplimentet krahas imazheve nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit, ndërsa këto fotografi grumbulluan mbi 27 mijë pëlqime.

Morena tash e disa muaj ka qëndruar izoluar në shtëpinë e saj në Turqi, duke respektuar masat dhe rregullat ndaj COVID-19.

Në periudhën e pandemisë globale, e njëjta solli edhe një këngë të re të titulluar “F*** your location”, si përgjigje ndaj një videoje që i ishte publikuar muaj më parë.