Ajo është njëra prej më të komentuarave nga estrada shqiptare, jeta private e të cilës është tejet aktuale në mediat rozë.
Bëhet fjalë për këngëtaren dhe njëherësh modelen, Morena Taraku, çdo lëvizje e të cilës bëhet e rëndësishme për fansat e saj.
Kohët e fundit, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja zeshkane ka publikuar disa fotografi atraktive.
E veshur me një fustan ngjyrë të gjelbër, Morena ka pozuar para pasqyrës duke theksuar në rend të parë linjat trupore.
Ndërkaq, modelja tashmë ka treguar se nëse nuk do të ushtronte asnjërin profesion që ka tani, do të bëhej mjeke.