Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, vazhdon ende të jetojë një jetë mjaft luksoze.
Ajo në rrjete sociale ndan imazhe të shumta nga përditshmëria, përshirë edhe blerjet e shtrenjta që bën.
Sidoqoftë, në një imazh të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka pozuar para një veture luksoze, ndërsa ka vënë në pah linjat e formësuara.
(Foto: Instagram)
E veshur me një fustan të zi e të shkurtër, dukjes ia ka kombinuar edhe një këmishë të kaltër.
“Jo shtatzënë por pa fjalë”, ka shkruar në përshkrim, pasi mbante dorën në bark.
(Foto: Instagram)
Vlen të përmendet se “Bad Girl” është hiti i fundit nga ana e saj, që erdhi në bashkëpunim me Stresin.