Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, njihet për jetën e saj luksoze që bën në përgjithësi.
Përmes rrjeteve sociale, ajo u mundëson fansave të saj të shohin më afër jetën e saj personale e profesionale.
Sa i përket projekteve muzikore, bukuroshja shqiptare nuk ka qenë shumë aktive kohëve të fundit.
Por, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka mahnitur fansat e saj, ndërsa kishte ndryshuar totalisht dukjen.
E veshur me reçipeta të punuara me rruza, në pjesën e poshtme Morena ka vendosur të vesh një palë pantallona të shkurtra.
Si përherë, edhe gjatë kësaj paraqitjeje nuk kanë munguar as edhe aksesorët, me të cilat ajo ishte e mbushur.
Ndonëse fotosesioni është pëlqyer mjaft shumë nga një milion ndjekësit e saj, modelja mezi njihet me dukjen e re.
“F*** Your Location” mbetet projekti i saj i fundit, ndërsa ka paralajmëruar se është duke punuar në këtë sferë.