Morena Taraku njihet për jetën luksoze që bën, e të cilën e ekspozon vazhdimisht në rrjete sociale.
Së fundi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën filmohet duke notuar në pishinën e shtëpisë.
Ajo kishte veshur një palë bikini të bardha, në të cilat vuri në pah fizikun e përsosur edhe kësaj radhe.
Kujtojmë se Morena prej kohësh jeton dhe vepron në Turqi, ndërsa për fansat sjell vazhdimisht fotografi e video të reja.